Anëtarja e komisionit të pavarur të kualifikimit, Etleda Çiftja, e cila akuzohet nga prokuroria e posaçme për deklarim të rremë dhe falsifikim dokumentesh, doli sot para gjykatës.

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa anëtarja e KPK kërkoi gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë u pranua nga ana e trupit gjykues.

 

Etleda çiftja u mor e pandehur nga SPAK, pasi në deklarimet e bëra në vitin 2017 gjatë garës për në komisionin e pavarur të kualifikimit, ajo nuk deklaroi pasurinë e saktë, si dhe paraqiti dokumente të falsifikuara.

 

Seanca e radhës ndaj saj do të zhvillohet në datë 29 korrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re