Ena kryesore e gjakut në trup është aorta, ëhtë një enë gjaku e gjatë që arrin nga gjoksi në abdomen duke mbartur gjak nga zemra në pjesën tjetër të trupit. Pjesa e aortës në abdomenin tuaj quhet aorta abdominale e cila furnizon me gjak stomakun, legenin dhe këmbët.

Ndonjëherë ndonjë zonë e murit të enëve të gjakut fillon të dobësohet. Ajo mund të fryhet si një tullumbace dhe të arrijë madhësi abnormale. Kjo quhet aneurizëm. Nëse një formë aneurizmi në aortën tuaj abdominale rritet shumë, aorta juaj mund të dëmtohet.

Simptomat e Aneurizmit te Aortes Abdominale

Derisa zhvillohet aneurizmi, zakonisht nuk ka simptoma. Kjo mund të vazhdojë ngadalë për vite me rradhë. Shpesh, kjo sëmundje nuk shkakton simptoma nëse nuk rrjedh ose nuk griset. Nëse kjo ndodh, ju mund të përjetoni:

dhimbje të papritur në abdomen, ijë, shpinë, këmbë;

te perziera dhe vjellje;

ngurtësi jonormale në muskujt tuaj të abdomenit;

probleme me urinimin ose lëvizjet e zorrëve;

lëkurë të ftohte dhe të djersitur.

Nëse keni këto simptoma, konsultohuni me mjekun tuaj. Gjakderdhja e brendshme nga një AAA e dëmtuar mund t’ju shkaktojë tronditje. Tronditja (shoku) mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë.

Faktorët e rrezikut:

Gjinia: Burrat kanë më shumë gjasa se gratë të zhvillojnë AAA-në.

Mosha:paraqitet zakonisht tek njerëzit e moshës 65 vjeç e lart.

Historiku shëndetësor: Nëse keni pasur aneurizma të çfarëdo lloji, ju jeni në rrezik më të madh për AAA-në.

Pirja e duhanit. Pirja e duhanit dëmton dhe dobëson muret e aortës.

Presioni i lartë i gjakut. Presioni i lartë i gjakut dobëson muret e aortës suaj.

Historia familjare. Nëse ndonjë anëtar i familjes ka pasur AAA-në, ju jeni në rrezik më të lartë. Ju gjithashtu mund të keni AAA-në para moshes 65 vjeçare.

Ju nuk mund të parandaloni AAA-në nga fillimi, por ka hapa që mund të ndërmerrni për të ulur rrezikun. Kjo perfshin:

Përpiquni të mos konsumoni duhan dhe alkool.

Ushqehuni sipas një diete ushqimore të shëndetshme;

Përpiquni të keni një jetë aktive;

Menaxhoni gjendjen tuaj si përshembull presionin e lartë të gjakut duke pirë rregullisht ilaçe./ WebMD

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re