Këtë të premte u zhvillua ceremonia për dekorimin nga Ministri i Brendshem Lleshaj te 11 punonjësve të policisë së shtetit dhe shërbimit zjarrfikës që u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Më poshtë të gjithë zyrtarët e policisë dhe zjarrëfikësve që morën medalje.

 

Ardi Veliu

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

 

Tonin Vocaj

Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale

 

Gjovalin Loka

Drejtor i Departamentit të Rendit e Sigurisë Publike

 

Sokol Bizhga

Drejtor i FLO

 

“MEDALJA E NDERIT” u jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, punonjësve të shërbimeve mbështetëse, si dhe punonjësve të huaj të policisë, të atashuar në vendin tonë, të cilët shquhen për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike, në ruajtjen dhe administrimin e pronës dhe në ushtrimin e përgjegjësive të tjera të parashikuara nga ligji për Policinë e Shtetit, si dhe në mbështetjen e Policisë së Shtetit.

 

 

Lorenc Shehu

Drejtor i DVP Durrës

 

Artur Hehaj

Shef i Komisariatit Krujë

 

Medalja “PËR TRIMËRI” u jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët tregojnë cilësi të veçanta, kurajë e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme.

 

Artur Duli

Punonjës i FNSH

 

Klodian Hysi

Punonjës i RENEA

 

Luan Kapaj

Zjarrfikës i MNZSH, Vlorë

 

Endri Krashta

Shef i MNZSH, Kavajë

 

Gjovalin Zefi

Zjarrfikës i MNZSH, Vau i Dejës

 

Medalja “PËR SHPËTIM JETE” u jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët kryejnë akte ose veprime heroike në një konflikt, operacion a situatë të jashtëzakonshme për shpëtimin e jetës së personaliteteve, kolegëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re