Kancelarja Merkel ka refuzuar të takojë presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov gjatë vizitës zyrtare që ajo po zhvillon në Shkup.

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kryeministrin Zaev e pyetur nga gazetarët në lidhje me agjenden e takimeve në këtë vend dhe mundësine për të takuar kreun e shtetit, Merkel ka deklaruar:

 

“Nuk do të takoj presidentin, por do të takohem me liderin e opozitës. Këtij të fundit do ti them, atë që I bëra të qartë edhe kryeministrit Zaev, se të gjithë faktoret politik duhet të mbajnë përgjegjësi kur është në lojë interesi kombëtar”.

 

Qëllimi I vizitës së Merkel në Shkup lidhet më së shumti me porosite e fundit për të gjithë aktoret politik për rëndësine që ka referendum I 30 shtatorit kur maqedonasit janë therritur të pyeten për cështjen e emrit me Greqine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re