Një 47-vjeçar nga Anglia është proceduar penalisht pasi akuzohet se i ka vjedhur çantën e dorës një personi në aeroportin e Rinasit.

 

Mësohet se ka qenë shtetasi shqiptar me iniciale Sh.T i cili kishte denoncuar se në aeroportin e Rinasit, i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale.

 

Pas kësaj shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur shqiptarit.

 

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë gjetën çantën e dorës të një shtetasi, të cilën që ia kishte vjedhur një shtetas nga Anglia, në ambientet e aeroportit.Pas denoncimit të bërë nga shtetasi Sh. T., se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur.Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi N. E., 47 vjeç, nga Anglia, për veprën penale “Vjedhja”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re