Moderatorja Dajana Shabani mori vëmendje të madhe për romancën e saj me boksierin kosovar Kamer Maloku, histori e cila nuk pati fund të lumtur dhe nuk dihen arsyet përse u ndanë.

Mbrëmjen e kaluar, ka publikuar disa fotografi me një unazë dhe byzylyk floriri të firmës Cartier, vlera e të cilave është marramendëse. Mbetet mister personi që ia dhuroi, ndërsa nuk ka hezituar që të postojë edhe imazhet pranë detit.

Më parë, është shprehur se ka realizuar një kontratë të rëndësishme por pa dhënë detaje. Ajo i ftoi ndjekësit që ti bënin pyetje dhe një ndër to ishte nëse ka partner apo është beqare, për të cilën u përgjigj: “Dikush po do me ma zbukuru jetën.” Një pyetje më pas i dedikohej lumturisë, duke lënë të nënkuptohej sikur ka diçka që e pret në Angli.

“Jam shumëëë! Po sikur Londra të thotë po, do jem më shumë”, shkroi Dajana. Është e paqartë nëse po flirton me ndonjë mashkull në Angli apo ka plane për të zhvilluar karrierën atje. Dhe në fund i hodhi të gjitha poshtë duke treguar se ende është beqare.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re