Kombëtarja shqiptare përballet mbrëmjen e kësaj të premte me Anglinë në transfertë, në ndeshjen e parë për eliminatoret e Botërorit.

Një sfidë shumë e vështirë për kuqezinjtë, që në “Wembley” do të synojnë një rezultat pozitiv.

Në gjashtë përballjet e mëparshme, anglezët kanë fituar gjithmonë dhe në letër vijnë si favoritë absolutë.

Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Shqipërisë në minutën e 19-të. Debutuesi Lewis-Skelly shënoi përballë Strakoshës.

Mbrojtësi i majtë, shfrytëzoi një asist të Bellingham dhe e ndali topin në rrjetë. Asani humbi duelin me Skelly-n, rast që na kushtoi me gol.

Shqipëria do të provojnë të reagojnë, për të barazuar shifrat, ndonëse duket shumë e vështirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko