Anglia e ka nisur me fitore kampionatin Europian, duke i rrëmbyer tre pikët në ndeshjen ndaj Kroacisë. ‘Luanët’ kryesojnë të vetëm grupin D (përkohësisht), teksa sfida e radhës në grup luhet ditën e nesërme mes Skocisë dhe Çekisë.

Golin e shënoi në minutën e 57’ Sterling në një përballje i vetëm me portierin. Asisti u dha nga Kalvin Phillips, ndërsa Sterling shënoi lehtësisht.

Pavarësisht të paktën tre rasteve të pastra për të shënuar, britanikët nuk mundën të shtojnë më shumë diferencën në rezultat. Në tërësi ndeshja e zotërua nga britanikët, përveç momenteve të fundit kur një goditje e Pasalic shkaktoi drithërimat e fundit në portën e Pickfordit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re