Edhe Anglia ashtu si Belgjika ia del të fitoj dhe të siguroj kualifikimin me anë të një goleade ndaj Panamasë. Të dyja skuadrat udhëheqin grupin me nga 6 pikë dhe një golavarazh 8-2.
Dje ishte Begjika që arriti një fitore me goleadë me Lukaku dhe Hazard që shënuan nga dy gola ndërsa Batshuai plotësoj manitën belge me golin e tij. Ndërsa për tunizianët ishin Bron dhe Kazri ata që shënuan dy gola.

Por nëse dje u shënuan 7 gola edhe sot në ndeshjen tjetër të këtij grupi mes Anglisë dhe Panamasë shënohen sërish 7 të tillë dhe pas 2 javëve grupi G është me më shumë gola plot 20 të tillë të shënuar.
Për Anglinë shënon tre here Heri Kejn që bëhet edhe golshënuesi më i mirë i kampionatit deri në këtë pikë ndërsa Stons me dy gola dhe Lingard me një gol plotësojnë këtë fitore tenistike. Por edhe Panamaja ka për të festuar pasi pavarsisht kësaj humbjeje turpëruese ata gjejnë golin e parë në botërore me Baloi.
Ndeshja direkte mes Anglisë dhe Belgjikës do të vendos edhe kreun e grupit me kualifikimet e mbyllura në këtë grup./Berati.TV
Anglia 6-1 Panama
Shwnues: Stons 8’, 40’, Kejn 22’(pen), 45’+1’(pen), 62’, Lingard 36’ /Baloi 78’
Belgjikw 5-2 Tunizi
Shwnues: Hazard 6’(pen), 51’, Lukaku 16’, 45’+3’, Batshuai 90’/ Bron 18’, Kazri 90’+3’
