Policia britanike ka shpallur në kërkim një shqiptar, pasi akuzohet se është pjesë e një bande të cilët kanë grabitur përmes mashtrimit financiar 3 milionë sterlina në një bankë.

 

Shqiptari i shpallur në kërkim është Denis Marku, 21 vjeç, i cili ishte punonjës në një bankë në Londër dhe ka dyshime se ka përdorur pozicionin e punës për të fituar akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e ‘Metrobank’.

 

Për identifikimin dhe kapjen e tij policia ka publikuar foton e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve.

 

Sipas policisë, 21-vjecari kishte rolin e asistentit të klientëve në bankë. Shqiptari rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norëood, në jug të Londrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re