Britania e Madhe po përballet me inflacioni më të lartë në 40 vite.

 

Sot bordi i Bankës së Britanisë vendosi të rrisë normin bazë të interesit në 2.25% . Ky është niveli më i lartë i interesit që nga viti 2008.

 

Rritja e çmimeve, faturave të energjisë, dhe karburantit po detyron familjet të frenojnë shpenzimet e tyre, argmentoi banka.

 

Vendimi vjen një ditë përpara se qeveria britanike të lëvrojë 150 miliardë paund për të subvencionur çmimin e energjisë, çka do të mbronte familjet nga rritja e faturave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re