Boris Johnson pritet të zbulojë një sistem paralajmërimi të koronavirusit për Anglinë teksa po përshkruante planet e tij për të lehtësuar gradualisht bllokimin. Kryeministri do të heqë parullën “qëndroni në shtëpi” dhe në vend të kësaj i thotë vendit “të qëndrojë vigjilent, të kontrollojë virusin dhe të shpëtojë jetën”. Johnson po planifikon t’u thotë punëtorëve që nuk mund ta bëjnë punën e tyre nga shtëpia por duhet filluar të kthehen në vendet e tyre të punës, ndërsa ndjekin rregullat e distancës sociale.

Andy Burnham, kryebashkiaku i Mançesterit, ka bër një twetter ku thoshte “më duket sikur e kam gabim të heq dorë nga mesazhi i qëndrimit në shtëpi”. Kuptohet që një sistem paralajmërimi i administruar nga një “qendër e re e biosigurisë” do të zbulojë rritje lokale të infeksionit.

Të hënën, qeveria do të botojë një dokument prej 50 faqesh që përshkruan planin e plotë për të rivendosur me kujdes ekonominë.
Ndryshimi i mesazheve do të vijë mes shqetësimeve që punëtorët mund të mos dëshirojnë të rifillojnë punën e tyre pas udhëzimeve të vendosura nën moton “të qëndrojnë në shtëpi, të mbrojnë NHS, të shpëtojnë jetë”.

Sekretari i transportit, Grant Shapps tha të shtunën se Kryeministri do të procedonte me “kujdes ekstrem”.
Shapps nuk e mohoi që ministrat po planifikonin të vendosnin një karantinë 14-ditore për njerëzit që mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar me aeroplan nga cdo vend tjetër përveç Republikës së Irlandës. Ai nuk pranoi tu përgjigjej pyetjeve të shumta për qartësim të mëtejshëm, pasi disa pyesin nëse rregulli do të zbatohej për pasagjerët që vijnë me anije dhe nëse bizneset do të marrin mbështetje shtesë për shkak të frikës se masat do të ishte katastrofike për industrinë.

Johnson tha të dielën për “The Sun” se: “Ne do të duhet të punojmë edhe më shumë për të marrë çdo hap të duhur. ”

BBC – bota.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re