Anglia do të reduktojë qëndrimin e udhëtarëve të huaj të izolim, nga 14 ditë në 5 ditë, nëse udhëtari del pozitiv në testin për Covid-19, pesë ditë pas mbërritjes.

Testi do të duhet të paguhet nga vetë udhëtari privatisht, për të evituar mbingarkesën e sistemit publik shëndetësor.

Ky rregull do të hyjë në fuqi më 15 dhjetor dhe pritet të lehtësojë industrinë e aviacionit, e cila është goditur mjaft rëndë nga pandemia dhe nga rregulli i karantinës që qeveria britanike vendosi, për të ndalur përhapjen e Covid-19. Drejtuesit e kompanive ajrore janë ankuar prej kohësh, se regjimi i karantinës po i dëmtonte jashtëzakonisht.

Rregulli i ri që hyn në fuqi më 5 dhjetor ,përfshin edhe udhëtarët nga Shqipëria.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re