Skip to content

Anija “Butrinti” operacion në ujërat e detit Egje, shpëtohen 55 emigrantë në një gomone. Ministri publikon pamjet






Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të një gomone me 55 emigrantë.

Peleshi shprehet se anija “Butrinti” bashkë me një anije greke dhe një turke kanë përfunduar operacionin e shpëtimit duke parandaluar humbjen e jetëve të njerëzve.

“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.

Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, shkruan Peleshi.

“”