Anija eksploruese turke “Fatih” (emërtuar sipas Mehmet Fatihut, trumfatorit mbi Kostandinopojën),  ka zbuluar 320 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror në Detin e Zi, sipas asaj çka shpalli Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të premten.

“Anija jonë ‘Fatih’ zbuloi rezerva prej 320 miliardë metra kub gaz natyror gjatë shpimit të pusit ‘Danube 1’, i cili filloi më 20 korrik”, tha ai, duke i quajtur fushat e gazit “më të mëdha në histori”, duke shtuar: “Zoti ka hapur për ne derën e pasurisë së padukshme në një vend shumë të ndryshëm”.

Po ç’përfaqëson “Fatih”? Ajo është anija e parë turke e kërkimit dhe shpimit të naftës në Mesdhe.

Eshtë në pronësi të kompanisë shtetërore TPAO, e themeluar në vitin 1954, për të kryer kërkime dhe shpime, ndërtim të rafinerisë dhe prodhimin e energjisë në emër të Turqisë.

Anija u ble nga Turqia në vitin 2017

Në 229 metra të gjatë dhe 36 metra të gjerë, e prodhuar në Korenë e Jugut mga Hyundai Heavy Industries me 2011. Anija u vlerësua fillimisht me 860 milion dollarë.

Pas prodhimit, ajo u emërua “Metro II Deepsea” dhe lundroi nën flamurin e Ishujve Marshall.

Ai e mbajti atë emër deri në vitin 2018.

Në fund të 2017, anija u ble nga TPAO turke dhe u riemërua “Fatih”, sipas sulltanit famëmadh osman.

Anija “Fatih” është e pajisur me teknologji të lartë, dhe gjithashtu ka një hapësirë ​​për uljen e helikopterëve në të.

Anija është në gjendje të kryejë shpime në 2,400 metra thellësi deti dhe një thellësi maksimale shpimi prej 3.000 metrash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re