Një anije pasagjerësh u përplas me një cisternë nafte në Portin e Algjerit, njoftoi pronari i cisternës.

“Anija e pasagjerëve me emrin ‘Corsica Linea’ që i përket kompanisë franceze Nicoli u përplas me një cisternë nafte të kompanisë Naftal, e cila ishte ankoruar në portin e Algjerit pasi kapiteni i anijes humbi kontrollin”, thuhet në deklaratën e Kompanisë Kombëtare të Algjerisë për Marketing dhe Shpërndarje të Produkteve të Naftës (Naftal).

Theksohet se sipas hetimeve fillestare të bëra nga ekspertët e dëmeve të Naftal pas aksidentit të ndodhur më 6 prill, disa dëmtime kanë ndodhur në pajisjet e jashtme të cisternës së naftës.

Dëmtimi i cisternës nuk do ta pengojë atë të lundrojë derisa të përfundojnë procedurat e sigurimit, shtohet në deklaratë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re