Skip to content

Anija “Lissus”, shpëton 84 persona në Egje

Anija e Forcës së Armatosur “Lissus” shpëton 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme në Egje.
 
Në kuadër të parandalimit  dhe të shpëtimit të emigrantëve, operacioni i parë është realizuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa i dyti mëngjesin e kësaj të diele.
 
Sipas informacioneve gomonia e parë kishte 39 persona në bord, 31 palestinezë dhe 8 sirianë.  Gomonia e dytë me 45 persona në bord, 31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.