Valët e detit, që arritën në 20 metra goditën një anije lundrimi norvegjeze me destinacion  Britaninë e cila po lundronte në Detin e Veriut.

Pasagjerët e tmerruar shihen të veshur me jelekë shpëtimi duke pritur udhëzime nga stafi.

Rreth 400 persona ndodheshin në bordin e anijes MS Maud, raporton Daily Mail.

Valët e mëdha që solli stuhia Pia shkaktuan probleme serioze për anijen.

Pasagjerët u përpoqën të mbaheshin pas karrigeve dhe tavolinave ndërsa dallgët goditën anijen.

Kapiteti bërtiti “shtrihuni në dysheme” ndërsa pasagjerët e veshkur me jelekë shpëtimi po prisnin më të keqen.

Edhe kapiteni u desh të largohej nga ura kur tre xhamat u thyen nga dallgët.

Pavarësisht trazirave, vetëm një pasagjer ka mbetur i plagosur.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re