Anija me 27 mijë tonë misër “Razoni” që u nis nga porti ukrainas Odesa për të shkuar në portin e Tripolit në Liban ka mbërritur në Ngushticën e Çanakkalasë.

Anija e mallrave me flamurin e Sierra Leones u nis të hënën nga porti ukrainas Odesa dhe është anija e parë e nisur me marrëveshjen historike të muajit të kaluar të ndërmjetësuar nga Türkiye (Turqia) dhe OKB-ja për të rifilluar dërgesat e grurit nga portet e bllokuara ukrainase.

Dje anija pas inspektimit në Istanbul, vazhdoi rrugëtimin në Detin e Marmarasë.

Anija filloi kalimin e saj përmes Ngushticës së Çanakkalasë, ku hyri nga veriu. Anija “Razoni” është planifikuar të mbërrijë në portin e Tripolit të Libanit nëpërmjet Detit Egje dhe Mesdheut.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re