Një anije e ngarkuar me misër në Ukrainë për në Irlandë, mbërriti dhe u ankorua në vendin e përcaktuar në veri të Istanbulit.

Në një deklaratë nga Ministria turke e Mbrojtjes thuhet se anija e emërtuar “Navi-Star” me flamur të Panamasë transporton 33 mijë tonë misër të ngarkuar në Ukrainë për në Irlandë dhe se anija ka mbërritur dhe është ankoruar në vendin e përcaktuar në veri të Istanbulit.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se në orët e ardhshme anija do t’i nënshtrohet kontrollit nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re