Skip to content

Anija shqiptare “Oriku” shpëton 111 emigrantë nga ujërat e detit Egje/ VIDEO

orik

 

Kjo anije me emigrantë e cila po lundronte në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë ka mundur të shpëtohet nga forcat detare shqiptare.

Anija “Oriku” i ka dorëzuar rojës bregdetare turke 111 refugjate nga Siria, Iraku e Palestina të cilët po udhëtonin drejt Greqisë.

Pas një nate intensive dhe 3 operacioneve të zhvilluara në det të hapur është bërë e mundur shpëtimi i tyre nga ujërat e detit Egje.

Lajmin e ka publikuar përmes rrjeteve sociale edhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me pamjet e operacionit të shpëtimit të 111 emigrantëve.