Gjendra e tiroides mund të ndikojë gjithashtu në trupin tuaj në anën e kundërt si p.sh., duke mbi-prodhuar hormonin e tiroides. Kjo gjendje njihet si hipertiroidizëm. Ja çfarë duhet të hani nëse vuani nga hipertiroidizmi.
 

Ushqimet që duhet të hani për të trajtuar hipertiroidizmin:
Hipertiroidizmi çon në humbje peshe, rritje të rrahjeve të zemrës, ankth, irritim, perioda të parregullta, sy të fryrë, pagjumësi, vështirësi në përqendrim, rritje të oreksit dhe lëkurë të lagësht. Përpos mjekimeve që jep mjeku , ushqimet në dietën tuaj gjithashtu mund t’ju ndihmojnë.

Perime dhe fruta të pa gatuara
Perimet e pa gatuara ose ato jeshile janë goitrogjenë pasi parandalojnë prodhimin e hormoneve të tiroides. Kjo është ajo që ju duhet kur tiroidja po mbiprodhon hormone tiroidale. Konsumoni brokoli, spinaq, kale, lakër, sallatë, lakër kineze, karota, lulelakër, spinaq, lakra të vogla Brukseli, spec, domate, mollë, manaferra, kivi, portokall, limon, grejpfrut etj.

Orizi kaf
Orizi kaf kanë një aktivitet të lartë goitregjenik. Ato janë burime shumë të mira të fibrave dietike, vitaminave dhe mineraleve. Mund të konsumoni 1/2-1 kupë oriz kaf në ditë për të parandaluar mbiprodhimin e hormonit të tiroides.

Proteina të buta
Për të ndërtuar masën muskulore konsumoni gjoks pule, peshk, kërpudha, sojë dhe agrume. Hipertiroidizmi çon në rritje të oreksit dhe humbje të shpejtë peshe. Meqë proteinat kërkojnë shumë kohë për t’u tretur, ato do t’ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

Çaji i gjelbër
Kur vjen puna në parandalimin e mbiprodhimit të hormonit të tiroides, duhet të konsumoni çaj jeshil. Shkencëtarët kanë zbuluar aktivitet antitiroidal në çajin jeshil për shkak të prezencës së flouridit. Mund të konsumoni rreth 2 filxhanë çaj jeshil në ditë.

Barnat herbale
Borziloku, rigoni, rozmarina janë antiinflamatore nga natyra dhe mund të ndihmojnë në lehtësimin e problemit të hipertiroidizmit.
Kështu që këto janë 5 grupet kryesore që sillen si ndihmë dietike për të trajtuar hipertiroidizmin.
Ja ku është grafiku i dietës suaj.
Vaktet
-7:00 – 7:30 – 2 kupa ujë në temperaturën e dhomës
– 8:15 – 8:45 = Smothie me domate, mollë dhe grejpfrut dhe 2 vezë të ziera
-10:30 = 1 kupë mesatare me karota të vogla me pak lëng limoni lime dhe kripë deti
-12:30 – 1:00 = Ton/ pulë/ sallatë me kërpudha dhe spinaq/ asparag/ kale/ domate dhe tofu
-16:00 – 1 kupë me çaj jeshil+1 grusht fistikë
-19:00 – 19:30 – Fasule në formë veshke ose peshk në zgarë me perime
Këshilla të zakonshme:
Hani çdo dy orë.
Konsumoni perime të pasura me fibra.
Shmangni pirjen e menjëhershme të ujit pas mëngjesit, drekë dhe darka.
Konsumoni suplemente vitaminash dhe mineralesh.
Mund të konsumoni dhe suplemente proteinash. Sidoqoftë konsultohuni me doktorin fillimisht.
Merrni dozën ditore të yndyrnave të shëndetshme duke konsumuar fara liri, vaj ulliri, vajin e farave të lirit.
Ushqime që duhet të shmangni për të trajtuar hipertiroidizmin:
Ushqime të pasura me selen, jod, zink
Ëmbëltues artificialë
Qumësht dhe produktet e qumështit
Pijet me alkool
Ushqimet e paketuara dhe me ëmbëlsues artificialë

Kujdes:
Ushqimet mund t’ju ndihmojnë, por disa nutrientë mund të ndërhyjnë në mjekimet e hipotiroidizmit dhe hipertiroidizmit . Kështu që flisni përpara me doktorin përpara se të konsumoni ushqimet e përmendura më sipër. Si dhe kujdes mos konsumoni ushqime ndaj të cilëve jeni alergjikë.

Hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi janë probleme serioze shëndetësore dhe nuk duhet të injorohen. Filloni të konsumoni ushqimet e rekomanduara për një trajtim sa më efektiv për këtë gjendje anormale të tiroides.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re