Ushqimet që duhen përfshirë dhe duhen shmangur
Gjëndra e fluturës në bazën e qafës suaj prodhon hormonet triiodotironinë (T3), tiroksinë (T4) dhe calcitoninë që influencon në ritmin metabolik, zhvillimin e trurit dhe funksionin e tij, rritjen, ciklin menstrual, ritmin e zemrës, gjumin dhe procesin e të menduarit.
 
Një tiroide e “thyer” mund të mbi-prodhojë (hipertiroidizëm) ose të nën-prodhojë (hipo-tiroidizëm) hormone. Kjo mund të çojë në humbje peshe ose shtim në peshë, tru te pazhvilluar, perioda jo të rregullta, depresion etj. Mjekimet funksionojnë por efektet janë afatshkurtra. Ushqimet nga ana tjetër mund të ndihmojnë në normalizimin e funksionit të tiroides gradualisht dhe pa efekte anësore.
 
Më poshtë do të gjeni ushqimet që duhet të shmangni nëse keni hipotiroidizëm apo hipertiroidizëm.
Ushqimet që trajtojnë hipotiroidizmin
Hipotiroidizmi mund te shoqërohet me cikël jo të rregullt menstrual, shtim në peshë, kapsllëk, depresion, lëkurë të thatë, rënie të flokëve, lodhje të muskujve, ngadalësim të ritmit të zemrës dhe një fytyrë të fryrë.
Kripa e jodizuar
Sipas “American Thyroid Association”, jodi nevojitet për prodhimin e hormoneve të tiroides. Mungesa e jodit mund të çojë në hipotiroidizëm. Meqë trupi juaj nuk mund të prodhojë dot jod në mënyrë natyrale, duhet të hani ushqime që përmbajnë sasi të lartë të jodit. Dhe mënyra më e mirë është të konsumoni kripën e jodizuar.
Arrat e Brazilit
Arrat e Brazilit janë një burim i mrekullueshëm natyral i mineralit të selenit që ndihmon të katalizatojë konversionin e një hormoni jo-aktiv të tiroides në një formë aktive.
 
Shkencëtarët kanë zbuluar që suplementi i arrës së Brazilit përmirëson nivelet e hormonit të tiroides. Seleni gjithashtu ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe parandalon shumimin e qelizave kancerogjene. Ju mund të konsumoni deri në 8 arra brazili në ditë. Mos hani sasi të shumta pasi mund të çojë në përzierje, diarre dhe të vjella.
Peshku
Peshku është i pasur në acide yndyrore omega-3 dhe selen. Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe seleni ndikon në hormonin tuaj të tiroides. Konsumoni salmon, sardele dhe ton. Ju mund të konsumoni 1 porcion peshk 3 herë në javë. Sigurohuni që peshku të gatuhet më së miri.
 
Lëngu i kockave
Duke konsumuar lëng kockash, ju mund të vrisni dy zogj me një gur.
Së pari, lëngu i kockave përmban aminoacidet glicinë dhe prolinë që ndihmojnë në riparimin e rreshtimit tretës dhe përmirësojnë hipotiroidizmin.
Së dyti, hipotiroidizmi mund të sjellë fraktura në kockat tuaja dhe konsumimi i lëngut te kockave mund të ndihmojë në forcimin e tyre. Ju mund të konsumoni një kupë me lëng kockash për mëngjes ose darkë. Mund të hidhni dhe disa perime. Sigurohuni që t’i gatuani perimet si duhet pasi kur hahen të pa gatuara mund të sjellin hipotiroidizëm.
 
Perime dhe fruta
Perimet jeshile me gjethe, perimet shumëngjyrëshe dhe frutat janë një burim i mrekullueshëm mineralesh, vitaminash, antioksidantësh dhe fibrash dietike. Megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm nëse vuani nga hipotiroidizmi, sepse disa fruta dhe perime mund të nxisin prodhimin e hormoneve të tiroides të njohura si goitrogens.
 
Perimet si lulelakra, spinaqi, brokoli, kale, fasulet e sojës, lakra, patatja e ëmbël, avokado, pjesa jeshile e mustardës janë goitrogjenë. Megjithatë gatimi i tyre mund t’i bëjë jo-aktivë.
Bulmet
Qumështi me yndyrë të ulët, kosi dhe djathi janë të pasura në jod dhe selen që ndihmojnë në rritjen e prodhimit të hormoneve të tiroides dhe aktivizimin. Ato janë gjithashtu të pasura në aminoacidin tirozinë që ndihmon në mposhtjen e simptomave të hipotiroidizmit si depresioni dhe lodhja. Ju mund të pini një gotë me qumësht, 1/2 kupe kos dhe 1/6 e kupës së djathit në ditë për të rritur nivelet e hormonit të tiroides.
Mishi i lopës dhe pulës
Funksioni juaj i tiroides mund të rritet duke i siguruar trupit tuaj sasinë e kërkuar të zinkut. Më së shumti gjendet në mishin e lopës dhe të pulës dhe mund të ndihmojnë në konvertimin e triiodotironinës (T3) në tiroksinë (T4).
 
Ky konversion është i mrekullueshëm sepse T3 është forma inaktive ndërkohë që T4 forma aktive. Konsumoni të paktën 2 copa gjoksi pule ose copa të buta të mishit të lopës për të rritur prodhimin e tiroksinës.
Vezët
Vezët janë një burim i mrekullueshëm jodi dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e hipotiroidizmit. Ju mund të hani edhe dy vezë të plota në ditë. Mos konsumoni të verdhën nëse keni nivele të larta të kolesterolit. Ndryshe mund të konsumoni vezë të plota që janë të pasura në vitamina të tretshme dhe nutrientë të tjerë që janë të dobishme për trupin.
 
Butakët (shellfish)
Butaket; si karkalecat dhe karavidhet janë të pasura me jod dhe zink. Siç e dini jodi dhe zinku ndihmojnë në prodhimin e hormoneve të tiroides. Mund të konsumoni lehtësisht të paktën 3-4 copë për të përmirësuar nivelet e tiroides.
 
Vaji i ullirit
Filloni të gatuani me vaj ulliri nëse nuk e përdorni. Vaji i ullirit është i pasur me yndyrna të shëndetshme dhe nutrientë që ndihmojnë në rritjen e niveleve të hormoneve të tiroides. Vaji i ullirit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, në humbjen e peshës dhe në mbajtjen e zemrës së shëndetshme. Ju mund të përdorni rreth 10 lugë gjelle vaj ulliri në ditë.
Farat e lirit
Farat e lirit janë një burim i mrekullueshëm i acideve yndyrore të omega-3, zink, selen dhe jod. Ju mund t’i konsumoni në drithërat e mëngjesit, smothie ose të përdorni vajin e tyre për gatim. Ju mund të konsumoni 2-3 lugë gjelle pluhur të vajit të lirit dhe 2 lugë gjelle vaj të farave të lirit në ditë.
 
Agrumet
Agrumet janë të pasura në jod dhe zink dhe nuk përmbajnë gluten. Mund të konsumoni thjerrëza, fasule etj, për të rritur sekretimin e hormoneve të gjëndrës së tiroides.
Ushqime të pasura me fibër
Shtoni ushqime të pasura me fibra në dietën tuaj sepse nëse po vuani nga hipotiroidizmi, shanset janë më të mëdha që gjithashtu mund të vuani nga tretja jo-e mirë dhe kapsllëku. Përfshini ushqime si papaja, perime jeshile, dhe drithëra pa gluten për të përmirësuar tretjen tuaj.
Uji
Ujin ndihmon në hidratimin dhe eliminimin e toksinave. Pini rreth 3-4 litra ujë të pastër në ditë për të ndihmuar qelizat të funksionojnë si duhet. Edhe pse uji ndoshta në mënyrë direkte mund të mos mposhtë hipotiroidizmin, pirja e mjaftueshme e ujit mund të ndihmojë organet të funksionojnë si duhet.
Ja grafiku i dietës së hipotiroidizmit
Vaktet
-7:00 – 7:30 = 1 kupë me ujë të ngrohtë me lëngun e një limoni lime
-8:15 – 8:45 = 1 vezë të zier, tërshërë dhe mollë dhe fara liri+ 3 arra Brazili
-12:00 – 12:30 = Sallatë me rukola dhe karkaleca
-16:00 =1 pjeshkë dhe 1 kupë ujë kokosi
-19:00 =1 kupë lëng kockash/ supë me thjerrëza dhe perime të gatuara
 
Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet e përmendura më poshtë:
Ushqimet që duhen shmangur për të trajtuar hipotiroidizmin:
Perimet jeshile të pa gatuara ose gjysmë të gatuara ose të tjera si lakra, brokoli, lulelakër, spinaqi, kale etj.
Ushqimet që përmbajnë gluten
Ushqimet me sasi të lartë sheqeri pasi insulina e pakontrolluar godet gjendjen e hipotiroidizmit.
Ushqimet e përpunuara dhe të skuqura, si ushqimet shumë të skuqura, vafer, patatet e skuqura french etj. Këto ushqime kanë shumë kripë dhe aspak jod apo vlera ushqyese. Ato vetëm sa rrisin nivelet e kolesterolit.
Çaji jeshil- Janë shume studime që kanë konfirmuar që çaji jeshil zotëron veti anti-tiroidale dhe konsumimi i tepërt i çajit jeshil mund të çojë në hipotiroidizëm.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re