Aktorja Anisa Markarian, në një intervistë të fundit për
‘Sot 7’ ka rrëfyer se si ka dashur të puthë Arben Imamin, ish-fugurën e njohur
në PD te filmi “Në çdo stinë” ku ajo luante si aktore kryesore me regji të
Viktor Gjikës

“Viktori donte patjetër një të puthur ndërmjet Zanës dhe
Bardhylit, nuk isha aspak kundër. Në skenën që ndërtoi, ajo që nuk më pëlqeu
ishte që kur bjen sirena kjo duhet të vraponte e ta puthte. I thashë pse duhet
të kem frikë ndërkohë që më ke nxjerrë sportiste, në zbor, pse duhet të kem
frikë nga kjo sirenë ndërkohë që po të më vesh afër me personin, do t’ia
mbështes kokën te gjoksi. Dhe aty mund të…

Nuk iu mbush mendja, kishte mendjen e vet. As aktori që
luante Bardhylin (Arben Imami) nuk e pranoi” tha Markarian ndërsa u ndal edhe
te marrëdhënia që ka sot me ish-deputetin.

“Me Arbenin ruaj njohjen, nuk kam komunikuar më qëkur kam
ikur nga Shqipëria, kam ndjekur karrierën e tij politike por nuk kam asnjë
lidhje”.

Mandej, aktorja rrëfeu se si u hoq nga filmi figura e
Kreshnik Tartarit pasi mendohej se ai kishte favorizuar dhe mbajtur sekret
lidhjen e Silva Turdiut me djalin e Mehmet Shehut por e gjitha përfundoi kur
Mehmet Shehu vdiq.

“Mua më dhembi, por jo se isha unë, filmi nëse një person pësonte dicka politikisht, pritej. Dhe ky film fatkeqësisht për shumë vite, u hoq figura e profesor Tartarit për shkak të problemit me Silva Turdiun, u hoqën fare. Kreshnik Tartari nuk duhej të qendronte sepse ishte fajtor që kishte favorizuar këtë dashuri.

Viktori i kishte ruajtur bishtat që i themi ne. Vrau veten Mehmet Shehu, u rehabilitua profesori i dashur dhe ju keni fatin ta shikoni me sekuencat e profesorit”, rrëfeu aktorja e njohur e cila vendosi të vinte pas 30 vitesh në Shqipëri me librin ‘15 ditë prilli’.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=MgTQb4qHby0?feature=oembed&w=640&h=360]

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re