Anita Shushku kryetare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme (AREA), gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për situatën energjitike në vendin tonë.

Gjatë fjalës së saj, Shushku tha se kriza energjitike botërore është momentale, që do të thotë çmimet filimisht rriten dhe ulen sërish. E kundërta ndodh me Shqipërinë që çmimet nëse rriten nuk bien.

“Sot në botë me funksionimin e bursave të energjisë nuk do të thotë që ta sheshim energjinë sot për sot por neve mund të arrinim që me një menaxhim bashkohor të prodhimit total të energjisë edhe nga kadastra e Drinit dhe nga hidrocentralë të vegjël për të cilët ka skema mbështetëse të cilët dhe nga ana makro mund të jenë në një plan biznesi. Dmth të parashikohen si një e tërë mund që shitja e energjisë në kohën kur prodhohet mund të shitet edhe në avancë, në mënyrë që ne kur te kemi nevojë për energji mund të kompesohemi edhe nga ana fizike. Pra ka disa mundësi për të menaxhuar por e rëndësishme është dhe do të kishim rritje të kapaciteteve që të prodhonim më shumë energji ndoshta i kemi mundësitë që edhe me plotësimit të kapacitete me voltoikët të cilët kanë shumë kërkesa. Duke filluar nga vetë prodhuesit deri në 200-500 kilovat ne mund të plotësonim nevojat e energjisë në vend madje edhe mund të eksportonim. Në këtë moment del shumë e qartë dhe është shumë e rëndësishme që qeveria të japë dritën jeshile të gjitha kërkesave dhe mundësive për investime në fushën e energjisë. Prodhimi i energjisë ka dyfish kapacitet për prodhim. Edhe sot kriza botërore në energji është konkretisht një krizë lokale që ka ndodhur në shumë vende për arsye të ndryshme.

Shqipëria është në krizë ? Mendoj se Europa ka disa momente që e ka ndierë krizën për shkak se në radhë të parë industria pas Covid pati një rritje dhe më shumë kërkesa për gaz. Nga ana tjetër problemi që ndodhi me gassjellësin që ndodhi në Siberi. Në Angli ishte thjesht problemi i mungesës është për kamionat pasi ajo u pezulluan nga shoqata e kamonistëve nëpër europë, sepse ato nuk e shikonin të arsyeshme që të prisnin në doganat e Anglisë dhe ata gjetën mënyra më interesante dhe kërkesa nuk u leverdiste dhe e gjitha kjo pati disa centrale bërthamore që ishin në mirëmbajtje. E gjitha kjo pati një farë lloj rezonance por janë liderat botërorë janë duke zgjidhur këtë problem. Vendet e veriut të Europës janë të lidhur me bursën e energjisë dhe ato e ndjejnë menjëherë rritjen e cmimit, por kjo nuk do të thotë që rritja e cmimit të tyre është e përhershme ajo kur kjo gjë do të rregullohet ata do ta ulin cmimin e gazit. Ndërsa në Shqipëri nuk ndodh kështu pasi deri sa kemi parë deri tan nëse cmimi rritet nuk ulet fare pastaj. Ne në Shqipëri importojmë shumë gjëra, dhe besoj që lëndët e para në të ardhmen do të jemi një farë rritje sic janë mielli ose produkteve ushqimore do të jenë në një rritje por duhet parë.

Ne si shoqatë e kemi paraqitur përpara ministrisë këtë problem pasi shumë nga prodhuesit kanë marrë licensa prej vitesh por nuk kanë arritur që të konkludojnë për të marrë në lejet e ndërtimit. Pati një lloj pezullimi me urdhrin e skanimit në vitin 2018 por akoma duket sikur nuk ka marrë fund kjo lloj faze pasi nuk kemi përgjigje shteruese as për investitorët vet të cilët kanë pasur komunikim me ministrinë nuk na kanë dhënë arsye. Kjo është një humbje për investitorët të cilët kanë marrë edhe kredi nga bankat por kjo është një humbje edhe për ekonominë tonë pasi janë oportunitete të cilat ne i humbim për investime”, tha Shushku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re