Maurizio Sarri është shkarkuar nga Juventusi, pasi eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Trajneri italian nuk arriti të kualifikonte Zonjën e Vjetër në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë, duke u eliminuar nga Lyoni. Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano dhe Goal.com, Sarri është shkarkuar, derisa kampioni i Serie A tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Mauricio Pochettino është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e skuadrës italiane, gjersa është aktualisht është i papunë. Argjentinasi ishte shkarkuar nga Tottenham Hotspuri në fund të vitit të kaluar, ndërsa tani është i gatshëm që të drejtojë një skuadër dhe ajo mund të jetë Juventusi.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re