Skip to content

Ankara, nisin takimet mes Ministrisë turke të Drejtësisë dhe Suedisë për ekstradimin e kriminelëve terroristë

Në Ankara nisën diskutimet mes Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë dhe zyrtarëve të Ministrisë të Drejtësisë të Suedisë për ekstradimin e kriminelëve terroristë.

Sipas informacioneve të marra, gjatë takimeve mes ministrive të dy vendeve delegacioni i Ministrisë turke të Drejtësisë do të kryesohet nga drejtori i përgjithshëm i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Bashkimit Evropian, Kasım Çiçek.

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdağ më herët ka deklaruar se një delegacion i Ministrisë suedeze të Drejtësisë do të vijë në Turqi gjatë 5-6 tetorit për ekstradimin e kriminelëve terroristë.

Burimi: AA