Skip to content

Ankaraja: largimi i Turqisë nga programi F-35, jo në interes të NATO-s

f 35 epa22

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha të enjten se një përpjekje për të larguar Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35 do të minonte aftësinë e mbrojtjes së NATO-s.

Në prag të një takimi të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, ai foli me homologun e tij amerikan Marc Esper, si dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-ve për Sirinë, James Jefrey.

Akar nga ana tjetër tha se blerja e sistemit rus të mbrojtjes S-400 tashmë është përfunduar.

Por ministri turk paralajmëroi se përpjekja për të hequr Turqinë nga programi F-35 nuk është në interes të vendit të tij, as të aleancës së NATO-s.

“Turqia nuk është vetëm blerëse e avionit F-35, Turqia është një nga investitorët dhe partnerët në këtë program”, shpjegoi Akar.

Ai shtoi se ishte një marrëveshje biznesi, e cila rrjedh nga të drejtat e vendit të tij, e që Turqia  do ta mbrojë deri në fund.

Pasi dështoi të negociojë blerjen e sistemit Patriotit nga SHBA, Turqia vendosi në 2017 për të blerë një sistem të sofistikuar të mbrojtjes S-400 nga Rusia.

Por një veprim i tillë nga Ankaraja shkaktoi mosmiratim të Uashingtonit.

Një sërë zyrtarësh ushtarakë dhe analistë të SHBA po kërkojnë që Shtetet e Bashkuara të mos i dorëzojnë Turqisë avionët luftarakë F-35 nëse Ankaraja merr S-400 rusët.

Akar tha më parë se blerja e sistemit të mbrojtjes ruse S-400 për Turqinë nuk ishte çështje zgjedhjeje, por më tepër një nevojë.