Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mendojnë se Turqia nuk do të bëjë asnjë hap prapa në lidhje me operacionin në Siri.

Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit, Barbara Leaf foli me Zëvendëssekretaren e Mbrojtjes për Politikën e Lindjes së Mesme, Dana Stroul, në një seancë dëgjimore mbi politikën e SHBA-së për Sirinë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.

Duke folur për operacionin e mundshëm të Turqisë në veri të Sirisë për krijimin e një zone të sigurt, Leaf tha se ata janë të shqetësuar për operacionin dhe se janë në bisedime me Turqinë për të parandaluar një operacion të mundshëm.

Leaf tha se ata po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të larguar Turqinë nga një operacion i mundshëm në Siri, por tha nuk mendon që Ankaraja do të “tërhiqet” nga operacioni sepse SHBA-të e dëshirojnë këtë.
Burimi: Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re