Kompania amerikane Walmart me bazë në Lituani, ka rënë dakord për të hequr emrin dhe simbolet e Bashkimit Sovjetik me bluza dhe produkte të tjera të cilat janë shitur në internet, tha të martën një zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Lituanisë.

Siç sqarohet, ky vendim erdhi pas kritikave ndaj saj në fillim të këtij muaji, pikërisht për shkak të këtyre simboleve, ardhur nga Estonia, Letonia dhe Lituania në veçanti, ish-republika të Bashkimit Sovjetik .

Në një letër dërguar Walmart, këto shtet balltike shpreheshin se ishin të zhgënjyera që kompania nuk ka treguar respekt për “qytetarët të cilët ishin viktima të regjimit totalitar sovjetik”.

Sipas tyre, shitja e simboleve të tilla është një “mungesë e përgjegjshmërisë njerëzore”.

“Ne i bëjmë thirrje Walmart-it të tregohet e përgjegjshme dhe të ndëpresë menjëherë shitjen e produkteve të tilla”, thuhej në letër.

Në maj, prodhuesi gjerman Adidas hoqi nga shitja një fanellë të kuqe me shkronja të BRSS dhe simbolet e Bashkimit Sovjetik nga shitjet e internetit, e cila u shfaq në prag të Kupës së Botës në Rusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re