Komisioneri gjerman i antisemitizmit Felix Klein u ka bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë protestuesit të përdorin yllin e verdhë nazist për të shënuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore në protestat kundër masave COVID.

Disa protestues zëvendësuan fjalën “hebrenj” me “ungeimpft”, duke barazuar kufizimet ndaj COVID-19 me persekutimin e popullsisë hebreje në Evropë.

Ylli i verdhë i Davidit u pa gjithashtu në protestat në Londër, raporton BBC.

Klein tha se shpreson që qytetet gjermane të ndjekin Mynihun në ndalimin e këtij simboli.

“Nëse njerëzit vendosin të ashtuquajturit yllin hebre në protestë, duke bërë kështu krahasime që relativizojnë Holokaustin, atëherë mjetet e parashikuara nga ligji duhet të zbatohen kundër tyre,” i tha ai Tagesspiegel.

Nazistët i detyruan hebrenjtë të mbanin yllin e Davidit në territoret që pushtuan për t’i dalluar ata nga të tjerët.

Të gjithë ata që nuk mbanin këtë distinktiv do të gjobiteshin, burgoseshin ose ekzekutoheshin.

Protestuesit që protestojnë kundër kufizimeve të COVID pretendojnë se vendimmarrja ë pushtet shkel lirinë e tyre personale dhe ekzagjeron rrezikun shëndetësor të koronavirusit.

Kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster, tha vitin e kaluar se ishte “e patregueshme” për gjermanët të krahasonin kufizimet ndaj virusit Corona me krimet e Rajhut të Tretë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re