Një ankim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është dorëzuar për deputeten e Partisë Demokratike Elda Hoti.

Në ankimin që i është dorëzuar Ilirjan Celibashit, por edhe kryetares së Kuvendit, kreut të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë për dijeni, thuhet se Hoti ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimin e dorëzuar në KQZ, ku pretendohet se deputetja Hoti ka shkelur ligjin e Dekriminalizimit.

Ankesa për Hotin është dorëzuar në datën 13.10.2021, por ende nuk është marrë një vendim. Hoti hyri në parlament pas dorëzimit të mandatit nga kandidati demokrat Mark Marku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re