Më shumë se gjysma e evropianëve besojnë se Bashkimi Europian do të zhbëhet në një të ardhme, pavarësisht nga mbështetja e madhe ndaj Unionit në 25 vitet e fundit – shkruan The Guardian.

Shumica e të anketuarve në Francë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Holandë, Austri, Sllovaki, Rumani, Greqi, Republikë Çeke dhe Poloni besojnë se mundësia reale është që BE të bjerë është në dhjetë apo njëzet vitet e ardshme.

Ky bindje është veçanërisht më e theksuar në Francë.

Një sondazh i porositur nga Komisioni Evropian zbuloi se 58 për qind e francezëve besojnë se Bashkimi do të shembet në 20 vitet e ardhshme, ndërsa shifra është edhe më e lartë në Sllovaki – 66 për qind.

Nga 14 shtete në të cilat zgjidhen 80 për qind të euro-parlamentarëve, vetëm në Suedi, Danimarkë dhe Spanja, më pak se gjysma e të anketuarve besojnë në mundësinë e shpërbërjes së Bashkimit Evropian.

Pas gati shtatë dekadash që nga krijimi i Paktit për Qymyrin dhe Çelikun Europian – ngjizja e BE-së – i cili bashkoi Francën, Gjermaninë, Italinë, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun për të shmangur luftën në të ardhmen, tre nga dhjetë njerëz është i mendimit se konflikti i ri ende e mundur.

Një e treta e francezëve dhe polakëve besojnë se lufta në kontinentin e vjetër përsëri mund të ndodh.

Ky lloj i të menduarit është veçanërisht i theksuar në mesin e votuesve që mbështesin partitë radikale të djathta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re