Një pjesë e madhe e 9,800 të anketuarve në mbarë Greqinë janë kundër marrëveshjes së emrit të ri për Maqedoninë, nënshkruar midis kryeministrit Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, tregoi një sondazh i AFP.

Sipas një studimi të kryer nga instituti kërkimor “Kappa” për të përditshmen greke Ethnos, janë 58 për qind e të anketuarve që shprehen kundër marrëveshjes në fjalë, duke e quajtur atë një “tradhëti”.

Greqia e mohon fqinjin e saj për shkak të përdorimit e emrit “Maqedoni” pa karakteristika gjeografike shtesë, pasi konsideron se emri i përket krahinës së saj historike.

Greqia dhe autoritetet në Shkup nënshkruan një marrëveshje historike më 17 qershor për të riemëruar Maqedoninë si Republika e Maqedonisë Veriore.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re