Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetë Vendosja në Tiranë, Boiken Abazi në një deklaratë për mediat pas depozitimit të ankimimit në KAS, është shprehur se kanë depozituar 164 fotografi të fletëve të votimit ku janë vënë re parregullsi.

Abazi u shpreh se shumë fletë ku ishte votuar LVV, ishin vendosur dhe nga 2-3 X-a në mënyrë që të nxirreshin të pavlefshme

“Sapo kemi depozituar kërkesën tonë për qarkun e Tiranës dhe ende jemi duke shqyrtuar dokumentet që ne kemi depozituar në portofolet e KQZ-së.
Për bindjen tonë, bazuar në provat që ne kemi ky nuk ka qënë një proces i lirë dhe i ndershëm. Problematikat kanë nisur para fushatës, shkeljet ligjore kanë vazhduar gjatë fushatës, ditën e votimit dhe gjatë procesit të numërimit.

Ne kërkojmë një shqyrtim të hollësishëm të provave tona. Besoj kjo nuk është e rëndësishme vetëm për ne, por është për të gjithë zgjedhor në mënyrë që të mos kemi shkelje të tjera.

Në qarkun e Tiranës kemi kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë që nëse pranohet nga KAS do të conte ripërsëritjen e zgjedhjeve për qarkun Tiranë. Besoj kjo është e rëndësishme duke marrë parasysh atmosferën e presionit, dhunën që ka ndodhur brenda qendrave të votimit dhe qendrave të numërimit në qarkun e Tiranës, por edhe situatën që kemi treguar, që kanë kthyer fletën e votimit në skedina sporti me 2 X-a, 3 X-a dhe nga 4-X-a në disa raste, që konsiderohet tenkikë e disa forcave politike që është e dokumentuar edhe me video, që komisionerë të numërimit gjatë procesit të numërimit kanë qënë duke vendosur X duke shpallur fleta të pavlefshme ose duke i kaluar ato fleta subjekteve që ata përfaqësonin. Kjo gjë është vënë re nga përfaqësues të PS-së, por në këtë manipulim janë përfshirë dhe komisionerë dhe të PD-së.

Fletët e votimit ngjanin me skedinat. Kemi depozituar 164 fleta votimi që janë me 2-3 ‘X” që tregon se kemi të bëjmë me një manipulim dhe deformim të votës. Do të kërkojmë ekspertizë në mënyrë që personat që kanë kryer këto shkelje të përballen me këto shkelje. Nëse kjo nuk pranohet nga KAS do ta cojmë në kolegjin zgjedhor në mënyrë që të ndalet vjedhja e votës. Po themi që një pjesë e votave që janë bërë të pavlefshme”, tha Abazi.

(R.G/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re