Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka bërë bilancin vjetor. Ajo u pyet nga gazetarët e pranishëm edhe për ankimin e kryebashkiakut të zgjedhur  të Himarës Fredi Beleri.

Zaçaj tha sa Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen në shtator, ndërkohë që gjykata është ende te dosjet e majit.

“Në lidhje me Belerin, dua t’ju vej në dijeni, se Gjykata ka marrë në shqyrtim cështjen dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare, në shtator.

Ne nuk kemi filluar ende. Jemi duke shqyrtuar çështje të majit. Është duke iu përgatitur. Në Gjykatën Kushtetuese në momentin që bëhet gati dhe relatori është gati, merret në zbatim.

Në këtë çështje nuk më rezulton të kërkesë për përshpejtim. Dy kërkesat e tjera janë paraqitur 1 dhe 10 janar dhe nuk janë marrë ende në shqyrtim” tha kryetarja e GJK, Holta Zaçaj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re