Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi rihapjen e hetimit administrativ ndaj deputetes së partisë socialiste  Gerta Duraku dhe Zyrës Vendore Arsimore, Kukës pas denoncimit të bërë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, me pretendimin se në ambientet e shkollës së mesme të bashkuar “Shemri” Kukës, është bërë prezantimi i kandidates socialiste, gjë që bie në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Komisioni i ankesave dhe sanksioneve  hodhi poshtë në këtë mënyrë vendimin e mëparshëm të Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve që kishte vendosur pushimin e hetimin administrativ për arsye se nuk kishte konstatuar elemente të shkeljes të pretenduara nga “Qëndresa Qytetare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re