Ka rinisur numërimi i votave në 18 në Bashkinë e Kuçovës në ambientet e KQZ-së.

votimi-450x250_0 (2)

Kolegji Zgjedhor mori vendimin për rinumërimin e kutive pas ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rezultatin e kësaj bashkie në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Besoj në një transparencë në hapjen e këtyre 18 kutive”, tha kandidati i Bashkë Fitojmë “Lefter Maliqi”.

Në garë për Bashkinë e Kuçovës ishte Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, Lefter Maliqi i Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

Zgjedhjet u fituan nga kandidati Kreshnik Hajdari i PS-së.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re