Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” së dhënë nga GJKKO për Ramazan Rrajën, duke mos pranuar kështu ankimin e këtij të fundit.
Kujtojmë që ndaj Rrajës janë dhënë dy masa sigurie, në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku i plagos ky i fundit dhe mbeti i vrarë shoferi, Andi Maloku.
Masën për të cilën Apeli mori vendimin për të lënë në fuqi vendimin e GJKKO, është pikërisht ajo për vrasjen e Andi Malokut.
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 71 akti, datë 27.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues R.Rr., ndaj vendimit nr. 121, datë 29.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: “Të depozitohet informacion në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga Prokuroria e Posaçme, për hetimet e kryera deri më tani dhe nevojat e sigurimit për personin nën hetim R.Rr.”, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 121 akti, datë 29.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.



