Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të Alfred Gjonit, ish-kryetar i Gjykatës së Kurbinit.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni, kundër të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e kishte shkarkuar.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni.

Njoftimi i plotë: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.17/2019, datë 04.04.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni, kundër vendimit nr. 100, datë 14.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 100, datë 14.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alfred Gjoni.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.06.2020.(M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re