Ankohen banorët e një lagjeje në Berat: Po pimë ujë me fekale, tubacionet janë çarë, askush nuk na dëgjon

Berat-banoret.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Banorët e pallatit 241 në lagjen “Jani Vruho” në Berat ankohen për çarjen e tubacioneve të ujërave të zeza, që janë përzierë me tubacionin e ujit të pijshëm. Çarja e tubacioneve nëntokësore ka bërë që në çezmat e tyre të rrjedhë ujë me fekale dhe erë të keqe, që kundërmon gjithë shtëpinë.

Edhe pse prej më shumë se 20 vitesh ata kanë ngritur zërin për zgjidhjen e këtij problemi dhe sistemimin tubacioneve nëntokësore të ujërave të zeza dhe atyre të larta, deri më tani askush nuk ka ndërhyrë dhe ata po përballen çdo me problemin ndotjes me fekale të ujit të pijshëm si dhe përmbytjet nga reshjet.

Reshjet e pandërprera të ditësh së djeshme dhe që nuk pushuan edhe gjatë natës, e kanë bërë të pamundur daljen e 80 banorëve nga pallati ditën e sotme, ndërkohë që fëmijët nuk kanë mundur të shkojnë dot në shkollë. Ata kanë dalë të gjithë jashtë pallatit, mes baltës e llucës dhe këmbëzbathur kanë zhbllokuar vetë pusetat si dhe kanë hequr ujin e baltën me duar e mjete rrethanore.

Banorët pohojnë se janë lënë në harresë totale nga qeveritarët dhe se prej vitesh uji i pijshëm bashkohet me ujërat e zeza, tubacionet e të cilave janë çarë prej vitesh. Sipas banorëve kjo gjendje është përkeqësuar më shumë gjatë këtij viti për shkak të disa punimeve që një firmë private kreu në këtë zonë, pa u dhënë as më të voglin shpjegim. Banorët pohojnë se po e blejnë çdo ditë ujin për të pirë, ndërkohë që e kanë të pamundur të blejnë ujë për nevoja komunale.

Balkanweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë