“Pallati 106” në qytetin e Laçit është dëmtuar rende për shkak të lëkundjeve të tërmetit të 26 nëntorit. Banorët ankohen se asnjë inspektor nuk është paraqitur për të verifikuar nëse banesat e janë ose jo te banueshme.

 

Ata u bëjnë apel institucioneve shtetërore te vendosin shiritin nëse është i pabanueshëm dhe te gjejnë zgjidhje për strehimin e familjarëve te tyre.

 

Edhe në qytetin e Krujës 29 familje të pallatit te një pallati 9-katësh ngrenë shqetësimin se objekti ku banojnë ka dëmtime serioze. Sipas tyre inspektoret nuk kane vendosur shiritin e bllokimit megjithe pasojat e renda qe kane lënë tërmeti i 26 nëntorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re