Rreth 1100 fermerë në zonën e Dumresë në Belsh prej 5 vitesh nuk kanë marrë paratë e shitjes së duhanit nga firma greke.

 

“Deri më sot nuk kemi marrë lekët. Janë rreth 1.100 fermerë që kanë rreth 1.4 miliardë lekë të vjetra. Kemi kaq vite që kërkojmë, kremi çuar letra, peticione, por nuk kemi zgjidhje, firma vazhdon aktivitetin e vet në Korçë. Ne kemi ngelur pa para.”

 

Në rast se ata nuk do të marrin asnjë përgjigje, edhe pse me parë shqetësimin ia kanë bërë të ditur edhe Ministrisë se Financës, paralajmërojnë se do të nisin grevën e urisë.

 

“Do të shtrihemi edhe ne si ata të Ballshit. Ata e përfituan, por po neve që na morën duhanin?”

 

Sipas fermerëve firma greke, e cila i detyrohet 1.4 miliard lekë të vjetra ka shpallur falimentin, por banoret pohojnë se kane dokumente qe ajo është aktive dhe aktivitetin tani e ka shtrirë në qytetin e Korçës.

 

Ndonëse kanë nisur të braktisin kultivimi e duhanit dhe kanë provuar të mbjellin kultura të tjera, ata thonë se të ardhurat janë fare të pakta.

 

loading...