I vetmi deputet që u prek nga koronavirusi, Adriatik Alimadhi, ka rrëfyer për Vizion Plus betejën e tij me Covid 19. Momenti me i vështirë për Alimadhin ishin ditët kur mjekët e vendosën në terapi intensive.

ADRIATIK ALIMADHI

Kryetar i Partise Balli Kombetar

Më morën tamponin dhe pas tamponit më thanë se duhet të bëj një skaner . Më  njoftoi doktoresha  se ju jeni pozitiv, ka qenë data 24. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” pasi u shtova në reanimacion kam pasur dy raste që u ndanë nga jeta edhe pse ishin më rende se sa unë.

Alimadhi tregon edhe problemet e tjera me te cilat ai dhe pacientet e tjere perballeshin gjate qendrimit ne spitalin Covid-19.

ADRIATIK ALIMADHI

Kryetar i Partise Balli Kombetar

Po them që spitali infektiv kishte disa probleme  që të linin për  të dëshiruar që nga krevatet, sinjali i të sëmurit për të njoftuar infermierin, dezinfektimi i spitalit, pra nga spital infektiv në Covid, e infermierët nuk i njihnin aparaturat.

Deputeti Alimadhi pas dy tamponëve negativë, ka dale nga spitali e po qendron ne shtepi, dhe pas kesaj periudhe te veshtire ai u ben apel qytetareve te bejne kujdes e te zbatojne te gjitha keshillat e mjekeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re