Një tjeër barrikadë, e përbërë nga disa kamionë të ngarkuar me gurë dhe rërë është ngritur gjatë natës në pjesën veriore të Mitrovicës Veriore në rrugën “Knjaza Miloša”, e cila shpie nga ura lindore nga pjesa jugore e qytetit, nga drejtimi i Mëhallës së Boshnjakëve, në qendrën e qytetit, raporton RTS.

Kjo është barrikada e parë e instaluar në qendër të qytetit.

Mund të ecësh përtej asaj barrikade, por rrugët e tjera anësore përdoren për makina.

Serbët në veri të Kosovës janë në barrikada për të 18-ën ditë duke kërkuar lirimin e një ish-polici të tyre, tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe tërheqjen e listave për arrestimin e serbëve, siç pretendohet se ekzistojnë.

Presidenti serb Vuçiç, mbrëmë ka urdhëruar ushtrinë serbe të jetë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç.

“Presidenti i Serbisë, si komandant i përgjithshëm, ka urdhëruar sonte që Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur, gjegjësisht potencialit të armatosur të ushtrisë serbe”, tha Vuçeviç për Tanjug.

Siç tha ai, “kjo e ngre (ushtrinë) në nivelin më të lartë ndaj aksionit të kryer nga Ushtria Serbe, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë dhe duke parandaluar pogromin dhe terrorin ndaj serbëve kudo që jetojnë”.

Kujtojmë se propaganda serbe udhëhiqet një mit, ajo e persekucionit ndaj tyre, edhe pse si shtet mbajnë vulë genocidale ndaj popujve të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re