Ankth brenda Pfizer, punonjësja merr me vete 12 mijë dokumenta, të dhëna sekrete dhe tregtare

pfizer-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kompania e njohur Pfizer ka akuzuar një punonjëse se ka vjedhur një sërë dokumentash konfidenciale, përfshirë dhe ato që lidhen me sekretet tregtare për vaksinën e Covid 19 dhe ilaçe të tjera.

Big Pharma nisi një padi kundër punonjëses, të identifikuar si Chun Xiao Li, në fillim të kësaj jave, duke pretenduar se ajo “ngarkoi mbi 12,000 skedarë – duke përfshirë dokumente konfidenciale të Pfizer – në një llogari personale të Google Drive”, në fund të tetorit, dhe më pas i transferoi ato skedarë në pajisjen e saj private.

“Për shkak të numrit të madh të dokumenteve të përvetësuara nga zonja Li, Pfizer ende nuk e ka kuptuar hapësirën e plotë të informacionit sekret tregtar dhe konfidencial që zotëron,” tha kompania, duke shtuar se ndërsa Li tani posedon “mijëra dokumente që mund të lidhen me vaksina të shumta Pfizer” , padia është fokusuar në vjedhjen e informacionit për vaksinën e Covid-19 dhe terapitë me antitrupa monoklonale.

Duke pasur parasysh rolin dhe përgjegjësitë e saj si Drejtoreshë e Asociuar e Statistikave, znj. Li kishte akses në informacione shumë konfidenciale, pronësore dhe sekrete tregtare në lidhje me vaksinat dhe medikamentet e shumta, duke përfshirë vaksinën Covid-19.

Pfizer pretendon gjithashtu se Li ka punuar me deri në pesë bashkëpunëtorë të paidentifikuar, dhe madje shkoi deri në sigurimin e një “laptop magjik ” për të mashtruar ekipin e sigurisë së kompanisë, duke i lënë ata të besojnë se ishte pajisja e përdorur për të shfrytëzuar skedarët. Megjithatë, Pfizer tha se “analizat mjekoligjore” konfirmuan se nuk ishte i njëjti laptop dhe se Li – ose një nga bashkëpunëtorët e saj – “ka gjasa të mbetet në posedim të kompjuterit aktual që përmban ato 12,000 skedarë”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Li ka këmbëngulur që ajo ka dhënë të gjitha informacionet e kërkuara nga Pfizer dhe ka bashkëpunuar në hetimin ndaj saj.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë