Skip to content

Ankth në Moskë: taksa ngjitet në trotuar, 8 të plagosur

880x495 cmsv2 5e9c1690 5443 58a7 aee8 e4d3be0fba05 3183458

Një taksist ka humbur kontrollin dhe është ngjitur më trotuar në qendër të Moskës, jo shumë larg nga Sheshi i Kuq, duke plagosur tetë persona.

“Shkaku paraprak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin. Shoferi u dërgua në një stacion të policisë lokale”, thanë burimet.

Sipas medias ruse, ai është mbrojtur duke thënë se nuk e ka kryer qëllimisht veprimin.

Disa të tjera thonë se ai ka qenë i dehur.

Reuters raporton se dy meksikanë, dy rusë dhe një ukrainas janë shtruar në spital, ndërsa tre të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Ngjarja vjen ndërsa kanë qarkulluar lajme për kërcënime terroriste në Kupën e Botës. Dhe rasti në fjalë ngjan me një të tillë, trend i viteve të fundit në disa qytete europiane.