Skip to content

Ankth në vendlindjen e Corona-s: numri i të infektuarve në Kinë po rritet përsëri

Kina ka regjistruar 101 raste të reja të infeksionit koronavirus në 24 orët e fundit, që është një rritje në krahasim me një ditë më parë, kur kishte 68 infeksione të reja.

Autoritetet kineze thanë që një pjesë e madhe e rasteve të reja, 89 prej tyre, ishin nga krahina perëndimore e Xinjiang, ndërsa vetëm një rast ishte regjistruar në Pekin.

Gjithashtu, nga të infektuarit e rinj, 27 prej tyre nuk kanë simptoma.

Ju kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, rastet e para të infeksionit COVID-19, të shkaktuara nga një lloj i ri i koronavirus SARS-CoV-2, u regjistruan në Kinë.

Rastet e para u regjistruan në qytetin kinez Wuhan.