Koronavirusi është kthyer në një shqetësim botër tashmë, një ditë më parë ai është shpallur pandemi nga OBSH-ja ka bërë që thuajse çdo shtet të marrë masa parandaluese.
Në Turqi pas një takimi qëzgjati rreth 5 orë, Presidenti Recep Tayip Erdogan njoftoi për masat që do të marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Turqi. Zëdhënësi i kreut të shtetit, Ibrahim Kalin në një deklaratë për mediat njoftoi mbylljen e shkollave fillore dhe gjimnazeve për 1 javë.
Ndërkohë mësimi për universitetet është shtyrë me 3 javë. Ai gjithashtu njoftoi se proceset mësimore do të zhvillohen në mënyrë elektronike në internet si dhe me programe të posaçme që do të transmetohen në televizor.
Edhe eventet sportive do të zhvillohen me dyer të mbyllura deri në fund të prillit. Kalin i udhëzoi qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit vetëm nëse është një rast urgjent. Të gjithë ata që do të hynë në territorin turk do të karantinohen për 14 si masë paraprake.
Gjithashtu zëdhënësi i Erdogan njoftoi se të gjitha takimet e Presidentit të vendit do të anulohen deri sa të stabilizohet gjendja./abcnews.al