Hulumtime të reja zbulojnë pse e hëna nuk është vetëm një ditë e vështirë, por edhe një sfidë biologjike për trupat tanë

“E hënë”, një fjalë që mjafton për t’ua bërë barkun shumicës së njerëzve tu përzihet, pavarësisht moshës apo statusit profesional. Por nëse mendonit se stresi në ditën e parë të javës është i kufizuar vetëm në mendjet tona, mendojeni përsëri.Pasi sipas një studimi të ri nga Universiteti i Hong Kongut, të botuar në Journal of Affective Disorders, i ashtuquajturi “Ankthi i së Hënës” lë një gjurmë biologjike në trupin tonë, pavarësisht nëse jemi duke punuar apo jo.

E hëna rrit kortizolin… për muaj të tërë

Studimi, i udhëhequr nga Profesor Dr. Tarani Chandola nga Departamenti i Sociologjisë në Universitetin e Hong Kongut, analizoi të dhënat nga 3,500 të rritur dhe të moshuar dhe regjistroi diçka të habitshme: Ata që ndiheshin të stresuar të hënën kishin 23% nivele më të larta të kortizolit në mostrat e flokëve të tyre, një tregues i stresit kronik që mund të shihet deri në dy muaj më vonë.

“E hëna vepron si një ‘përforcues’ kulturor i stresit”, shpjegon Profesor Dr. Chandola. “Për disa të moshuar, fillimi i javës shkakton një reaksion zinxhir biologjik që vazhdon me muaj. Dhe nuk lidhet domosdoshmërisht me punën, është diçka më e thellë në fiziologjinë tonë.”

Megjithatë, gjetja më e habitshme e studimit është se pensionistët nuk bëjnë përjashtim. Edhe pse nuk punojnë, “Ankthi i së hënës” ndikon gjithashtu në nivelet e tyre të kortizolit, duke shkatërruar stereotipin se kjo barrë lidhet vetëm me mjedisin e punës.

Rrit rrezikun për zemrën

Mosfunksionimi i aksit hipotalamik-hipofizar-adrenal i shkaktuar nga stresi i së hënës është i lidhur ngushtë me një rrezik në rritje të hipertensionit, rezistencës ndaj insulinës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Studiuesit theksojnë se të hënat shoqërohen me një rritje prej 19% të sulmeve në zemër, ndërsa vetëm 25% e efektit është për shkak të stresit më të madh të kësaj dite. 75% e mbetur; Në… vetë të hënën, si një ditë e “rritjes” së stresit.

Shkurt, “ankthi i së hënës” nuk është vetëm një gjë psikologjike, por edhe një problem shëndetësor. Ky hulumtim i ri nxjerr në pah se sa thellë është i gdhendur ritmi i javës sonë në trup, pavarësisht nëse punojmë apo jo. Dhe nëse na mëson diçka, është se menaxhimi i duhur i stresit në fillim të javës mund të hapë rrugën për strategji të reja për të parandaluar sëmundjet e zemrës tek të moshuarit.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re